Ballina Bota

FINLANDË – Athina kërkon rimbursimin e kredive ndaj FMN-së për rivendosjen e besimit

HELSINKI, 13 shtator /ATSH-AFP/ – Greqia kërkoi sot miratimin e 18 homologëve të zonës euro për rimbursimin e kredive të saj ndaj FMN-së para datës përfundimtare në kuadër të rivendosjes së besimit ndërkombëtar për ekonominë e saj.

Ministri i ri grek i Financave, Christos Staikuras ia bëri këtë kërkesë  homologëve të tij në Helsinki duke marrë pjesë në takimin e parë të vendeve të zhvilluara të zonës euro që prej marrjes së funksionit në muajin korrik.

“Jam i lumtur për një rimbursim të tillë të parakohshëm për një arsye të thjeshtë, sepse ai rrit qendrueshmërinë e borxhit të Greqisë”, deklaroi Klaus Regling, kreu i mekanizmit europian të stabilitetit (MES).

Regling theksoi se pas prezantimit zyrtar, procesi për miratim do të marrë dy muaj.

MES,  i kontrolluar nga 19 ministra të Financave të zonës euro, mban pjesën më të madhe të borxhit të Greqisë pas një dekade të planit të ndihmës nga BE dhe FMN për këtë vend.

Në këmbim të zbatimit të reformave për të rritur konkurrueshmërisë, shpesh shumë të rënda për shoqërinë, Athina ka përfituar një ndihmë me vlerë prej 289 miliardë eurosh nga BE, BQE dhe FMN./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Cërrik, shpërndahen paketa ushqimore e mjete didaktike për fëmijët
Artikulli tjetërPukë, përfundon riparimi i shkollës në fshatin Vrrith