Ballina Bota

BRUKSEL – Von der Leyen nën presion për bashkimin e çështjeve të migracionit me mënyrën europiane të jetesës

BRUKSEL, 12 shtator /ATSH-AFP/ – Presidentja e re e Komisionit Ursula von der Leyen ishte sot nën presion për të ndryshuar titullin e portofolit të një komisioneri që lidh migracionin dhe mbrojtjen e mënyrës europiane të jetesës, përballë kritikave të eurodeputetëve dhe madje paraardhësit të saj, Jean-Claude Juncker.

Margaritis Schinas (PPE, i djathtë) u emërua zëvendëspresident për mbrojtjen e mënyrës europiane të jetesës dhe u ngarkua veçanërisht për çështjen e migracionit, në ekipin e ri të njoftuar dje nga Ursula von der Leyen.

Ky post ngjalli polemika në radhët e Parlamentit Europian dhe nga ana e OJQ-ve që  e cilësojnë si një retorikë të huazuar nga ekstremi i djathtë.

Presidenti në ikje i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, që i përket ashtu si Von der Leyen konservatorëve, shtoi zërin e tij në polemikë.

“Nuk më pëlqen ideja që mënyra europiane e jetesës të përballet me migracionin”, deklaroi ai për Euronews.

Socialistët, liberalët dhe të gjelbërit, tre grupet kryesore rivale të PPE-së kërkuar braktisjen e këtij titulli.

“Ka ardhur koha për Parlamentin të thotë që nuk e pranon një titull të tillë”, deklaroi eurodeputetja Karima Delli, presidente e komisionit të transporteve dhe turizmit./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria në rrugën e saj drejt integrimit europian ka si shembull Kroacinë
Artikulli tjetërGjoni: Nëse ka pazar për reformën zgjedhore, votojmë kundër