Ballina Aktualitet

Cakaj nderon viktimat e Holokaustit në Izrael

TIRANË, 11 Shtator /ATSH/ – “Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku numri i hebrenjve ishte dhjetë herë më i madh pas Luftës së Dytë Botërore”.

Gjatë qëndrimit në Izrael, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi një vizitë në Muzeun e Holokaustit “Yad Vashem” në Jeruzalem.

Ministri Cakaj u njoh me histori të tmerrshme të shfarosjes masive të hebrenjve gjatë Luftës së II-të Botërore.

Ministri Cakaj është shprehur se, “Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku numri i hebrenjve ishte dhjetë herë më i madh pas Luftës së Dytë Botërore.”

Për këtë arsye, populli dhe shteti i Izraelit kanë shprehur gjithnjë mirënjohje për fisnikërinë e popullit shqiptar.

“Shumë i prekur dhe krenar të jesh në anën e duhur të historisë. Të vepruarit kundër antisemitizmit është një detyrim moral për të gjithë ne,” ka vijuar Cakaj.

Në janar të këtij viti, fondacioni prestigjioz Raoul Wallenberg e dekoroi Shqipërinë me titullin e lartë “Shtëpia e Jetës”.

/gj.mima/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakElbasan/ 200 libra falas për nxënësit e shkollës “Ali Agjahu”
Artikulli tjetërShqipëria me shkallën më të lartë të punësimit në rajon, rritje me 3.4 % në tremujorin e dytë 2019