SHBA – Trump shkarkon John Bolton, këshilltari i tij për sigurinë kombëtare

UASHINGTON, 10 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot, nëpërmjet një mesazhi në “Twitter”, shkarkimin e këshilltarit të tij për sigurinë kombëtare John Bolton me të cilin ishte në mosmarrëveshje në shumë dosje, nga Irani tek Koreja e Veriut.

“Njoftova John Bolton dje në mbrëmje se nuk kemi më nevojë për shërbimet e tij në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan Trump.

“Nuk përputhesha me shumë prej sugjerimeve të tij, ashtu si të tjerë në këtë administratë”, shtoi presidenti.

“I kërkova John-it dorëheqjen dhe ma dorëzoi sot në mëngjes”, vazhdoi ai, duke garantuar se do të emërojë pasuesin e tij javën që vjen. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.