MOSKË, 9 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, përsa i përket Ukrainës Lindore, një ditë pasi shkëmbimi i të burgosurve rriti shpresat për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, të përkeqësuara që prej vitit 2014, me aneksimin e Krimesë.
Një avion që transportonte të burgosur u nis nga aeroporti ”Vnukovo” i Moskës, me 24 marinarë ukrainas të ndaluar nga Rusia, bashkë me regjisorin ukrainas Oleg Sentsov, në të njëjtën kohë kur nga Kievi u nis një avion me të burgosur rusë të liruar nga Ukraina.
Dyshja e presidentëve u shpreh se dinamika aktuale mund të jetë shkas për një takim në Paris gjatë javëve të ardhshme.
Luftimet në Ukrainën Lindore mes separatistëve pro rusë dhe trupave të qeverisë ukrainase vazhdojnë që prej vitit 2014.
Gjermania dhe Franca kanë pesë vjet që përpiqen të gjejnë një zgjidhje për konfliktin./ /ervo/ a.jor.






















