Stop Informalitetit/ 13.888 qytetarë shkarkojnë aplikacionin

TIRANË, 9 shtator/ATSH/- Kryeministri Edi Rama njoftoi se deri tani 13.888 qytetarë kanë shkarkuar aplikacionin Stop Informalitetit.

“Nëse s’e ke shkarkuar ende, bëje edhe ti, sepse të jep mundësinë që në 1 minutë të gjesh mbështetjen e nevojshme, kundër çdo abuzimi me kuponin tënd, me rrogën tënde, me sigurimin tënd shëndetësor e shoqëror apo me konkurrencën e pandershme ndaj biznesit tënd. Aplikacioni që të mundëson të mos heshtësh përballë abuzimit, gjendet në App Store https://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…”, shprehet Kryeministri Rama.

Kreu i Qeverisë shprehet se “denoncimi është i fshehtë dhe konfidencialiteti i të dhënave të tua 100% i garantuar”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.