TIRANË, 9 shtator /ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako shprehet se punonjësit e bashkisë së Durrësit janë përkujdesur këtë fillim jave për hapësirën e gjelbër, pastrimin e ambienteve dhe dezinfektimin e shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela”.
Gjithashtu ata janë kujdesur edhe për hapësirën e gjelbër në shkollën e mesme të bashkuar “Jusuf Hoti”, në Katund të Ri.
“Përkujdesje për hapësirën e gjelbër, pastrim i ambienteve dhe dezinfektim i shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela” dhe në shkollën e mesme të bashkuar “Jusuf Hoti”, në Katund të Ri”, thekson ajo.
/gj.mima/ /a.g/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.






















