TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Në institucionin e Prefektit të qarkut Gjirokastër është zhvilluar ditën e sotme takimi i punës lidhur me njohjen dhe marrjen e masave pёr një fillim sa më të mbarë të procesit mёsimor 2019-2020.
Të pranishëm në këtë takim ishin drejtues të Agjencive të Mirëqenies dhe Kujdesit Social pranë bashkive të qarkut, drejtues të ZVA Gjirokastër, Tepelenë e Përmet, drejtorë të institucioneve arsimore në qark, përfaqësues të drejtorisë së Policisë Vendore të qarkut si dhe përfaqësues të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.
Prefekti i qarkut vlerёsoi punёn e bërë nga ana e drejtuesve tё institucioneve arsimore nё ofrimin dhe sigurimin e një shёrbimi arsimor cilёsor nё tё gjitha institucionet arsimore tё sistemit parauniversitar nё qarkun tonё, nё pёrputhje me politikat, strategjitё kombёtare dhe kurrikulёn e arsimit parauniversitar, me qёllim zhvillimin dhe edukimin e plotё e tё gjithanshёm tё nxёnёsve.
Në kuadër të mbarëvajtjes së procesit mësimor, nga ana e Prefektit të qarkut u theksua se përgjegjësia kryesore i takon njësive të vetëqeverisjes vendore, të cilat në bashkëpunim me drejtuesit e shkollave, të hartojnë planet e mirëmbajtjes apo rikonstruksionit të shkollave, me qëllim përmirësimin e zhvillimit të procesit mësimor në kushte sa më të përshtatshme.
Në përfundim të takimit Prefekti i qarkut kërkoi nga bashkitë e qarkut të merren masa të menjëhershme për vënien në gatishmëri të të gjitha ambienteve arsimore për një fillim të mbarë të procesit mësimor.
Drejtoria e Shëndetit Publik të kontrollojë higjienën në ambientet shkollore me qëllim parandalimin e sëmundjeve infektive dhe kujdesit ndaj nxënësve të sëmurë kronik duke plotësuar me kuti të ndihmës së shpejtë çdo shkollë.
Ndërsa bazuar në udhëzimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme nr. 134 datë 10.03.2017 “Për përcaktimin e nivelit të masave shtesë të sigurisë dhe llojin e masave që duhet të marrin subjektet në varësi të aktivitetit apo vlerësimit të rrezikut, si dhe procedurat e njoftimit të tyre”, nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Policisë së Shtetit Prefekti Aliaj kërkoi të merren masa për vendosjen e kamerave në çdo ambient shkollor. /k.s/ /a.g/























