Ballina Flash

Foto/ “Duke pikturuar filmin”, Rama vlerëson kontributin e ish-pedagogut të Arteve Shyqyri Sako

TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama takoi në ambientet e COD-it artistin Shyqyri Sako, ish-pedagogun në Institutin e Lartë të Arteve, ekspozita e të cilit “Duke pikturuar filmin” qëndroi e hapur nga data 17 korrik- 31 gusht 2019.

Ai vlerësoi kontributin e tij në kinematografinë shqiptare dhe e falënderoi për “veprat që na besove në këtë ekspozitë”.

Ekspozita është ndjekur me interes nga rreth 1100 vizitorë, shqiptarë dhe të huaj, personalitete të kinematografisë shqiptare Kristaq Dhamo, Muharrem Fejzo, Kristaq Mitro, Ylli Pepo, nxënës të kampeve verore dhe dashamirës të artit të kinematografisë. z.tosku/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Llatja mesazh solidariteti në ditën e “Nënë Terezës”, u shërben drekën të moshuarve
Artikulli tjetërBardhi: Prokuroria gënjeu për shenjat e gishtërinjve të Agim Kajmakut