Ballina Bota

SHBA – Sanksione amerikane kundër programit hapësinor iranian

UASHINGTON, 3 shtator /ATSH-AFP/ – SHBA-ja imponoi sot sanksione ndaj programit hapësinor iranian duke e akuzuar se shërben si maskim ndaj programit të raketave balistike të Teheranit.

“Përpjekje iraniane për të lëshuar një raketë hapësinore më 29 gusht thekson urgjencën e kërcënimit”, deklaroi shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo në një komunikatë.

Këto sanksione vijnë në një çast që Franca po përpiqet të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBa-së për të ulur tensionet. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Arrin në 25 persona numri i viktimave nga anija e fundosur nga flakët në Kaliforni
Artikulli tjetërFUTBOLL – Chiellini operohet me sukses në gjurin e djathtë, mungon për gjashtë muaj