FUTBOLL – Chiellini operohet me sukses në gjurin e djathtë, mungon për gjashtë muaj

ROMË, 3 shtator /ATSH-AFP/ – Qendërmbrojtësi i “Juventusit”, Giorgio Chiellini u operua me sukses në gjurin e djathtë, njoftoi klubi disa herë kampion i Italisë, duke shtuar se shpreson për rikthimin e kapitenit për gjashtë muaj.

“Ndërhyrja, e zhvilluar në prani të mjekut të Juventuisit, Dr Tzouroudis, ishte një sukses i plotë”, njoftoi klubi torinez në një komunikatë të shkurtër në profilin e tij në “Twitter” dhe faqen zyrtare në internet.

Giorgio Chiellini kishte qenë viktimë e një ndrydhjeje në gjurin e djathtë gjatë fazës stërvitore, të shtunën më 30 gusht. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.