PARIS, 3 shtator /ATSH-AFP/ – Ekspozita “Tutankhamoni – thesari i faraonit”, në Paris, është vizituar nga më shumë se 1,3 milionë persona, që prej hapjes së tij më 23 mars, duke u bërë kështu ekspozita më e vizituar në historinë e kryeqytetit francez.
Ekspozita pritet t’i mbyllë dyert më 22 shtator.
“Tutankhamoni – thesari i faraonit” u nis nga Kajro për në Los Anxheles, para se të mbërrinte në Paris.
Më pas, koleksioni do të shkojë në Londër e pastaj në Sidnej. Turneu duhet të mbarojë në vitin 2024, me shumë etapa të tjera.
Në vazhdim, 150 objektet do t’i bashkohen koleksionit të përhershëm të Muzeut të Madh Egjiptian, në Kajro./ /ervo/ a.jor.























