Ballina Ekonomi

Foto/ Brenda pak ditësh, hapet e plotë rruga Kukës-Morinë me të gjithë elementët e sigurisë

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Për pak ditë, rruga Kukës-Morinë, do të hapet e plotë e pajisur me të gjitha elementët e sigurisë rrugore.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato e cila ka inspektuar këtë rrugë pak ditë përpara hapjes. Sipas saj, tanimë rruga kombëtare Kukës-Morinë përmbush të gjitha standardet e miratuara.

“Zhvilluam inspektimin e plotë duke lënë porositë e nevojshme pak ditë përpara hapjes për trafik të 7 urave (Viadukteve) të ndërtuara tashmë në rrugën kombëtare Kukës – Morinë së bashku me përfundimin e rakordimeve në infrastrukturë, për lidhjen e plotë të rrugës dhe aksesin nga mjetet në të dy drejtimet e saj, duke garantuar sigurinë rrugore dhe standardet e miratuara”, -tha ajo.

Drejtoresha e ARRSH tha po ashtu se kjo e fundit dhe kontraktori po punojnë të organizuar në këtë vepër të cilën Qato e quan madhore, me intensitet të plotë këto ditë me qëllim që rruga të jetë e hapur për përdorimin e mjeteve shumë shpejt. z.tosku/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Kalldrëmet e Gjirokastrës, mozaiku i Qafës së Pazarit po rindërtohet gur pas guri
Artikulli tjetër“Smile Albania”/ Fieri mikpret turistët e huaj me antikitetin dhe natyrën e mrekullueshme