Ballina Bota

HONG KONG – Demonstruesit bllokojnë aeroportin

HONG KONG, 2 shtator /ATSH-ANSA/ – Shërbimi i transportit hekurudhor për në aeroportin e Hong Kongut u ndërpre pasi aeroporti u rrethua përsëri nga protestuesit pas përleshjeve të dhunshme midis demonstruesve dhe policisë.

”Megjithatë, trenat nga aeroporti në ishullin Chek Lap Kok mbeten aktivë”, thanë autoritetet lokale.

Qindra aktivistë pro demokracisë kanë mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut duke bllokuar hyrjet si edhe hyrjet përmes hekurudhave (lidhjet u pezulluan në orët e para të pasdites) dhe autostradës.

Pas përplasjeve të dhunshme në qendër të ish-kolonisë britanike dhe mes aktivistëve dhe policisë, parashikimet janë për një ditë tjetër me tensione të larta./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUshqimet e dobishme për mushkëri të shëndetshme
Artikulli tjetërPARIS – Teherani: Pikëpamje të njëjta mes Iranit dhe Francës për programin bërthamor