PARIS – Teherani: Pikëpamje të njëjta mes Iranit dhe Francës për programin bërthamor

TEHERAN, 2 shtator /ATSH-AFP/ – Irani deklaroi sot se kishte pikëpamje që afroheshin me ato të Francës në lidhje me mundësitë për të shpëtuar marrëveshjen për programin bërthamor iranian, kërcënuar që prej tërheqjes amerikane në vitin 2018.

Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Ali Rabiei theksoi gjithashtu se presidenti, Hassan Rohani mund të takohet me homologun amerikan, Donald Trump nëse një takim i tillë mund t’u shërbejë interesave iraniane.

Marrëdhëniet janë shumë të tendosura mes Iranit dhe SHBA-së që prej tërheqjes së njëanshme të Uashingtonit nga marrëveshja ndërkombëtare nënshkruar në vitin 2015 dhe rivendosjes së sanksioneve kundër Teheranit.

“Këto javët e fundit ka pasur negociata serioze mes Rohanit dhe Macron dhe mes Rohanit dhe vendeve të tjera europiane”, konfirmoi zëdhënësi iranian në një konferencë shtypi./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.