Ballina Bota

LONDËR – Dhjetëra manifestime kundër pezullimit të Parlamentit

LONDËR, 31 gusht /ATSH-AFP/ – Dhjetëra manifestime janë parashikuar sot në Britaninë e Madhe për të protestuar kundër vendimit të kryeministrit, Boris Johnson për të pezulluar Parlamentin pak ditë para përfundimit të afatit për Brexit, denoncuar si grusht shteti nga opozita.

Nga Londra në Aberdin (Skoci), duke kaluar nga Belfasti (Irlandë e Veriut) dhe Suonsi (Uells), 30 manifestime janë programuar me sloganet “Ndaloni grushtin e shtetit” dhe “Mbroni demokracinë” me kërkesë të organizatës kundër “Another Europe is Possible”.

Manifestimet më të mëdha janë parashikuar në mesditë, para rezidencës së kryeministrit, në 10 Downing Street.

Vendimi i konservatorit, Boris Johnson për pezullimin e Parlamentit duke nisur nga java e dytë e shtatorit dhe deri më 14 tetor, dy javë para Brexit, ka ngjallur një valë indinjate në Britaninë e Madhe.

“Objektivi i manifestimeve është të detyrojë qeverinë të ndryshojë drejtimin”, deklaroi Michael Chessum në emër të organizatorëve./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestitori i huaj ankohet te bashkëqeverisja: Kur qeverisë i kërkon zgjidhje merr rezultat
Artikulli tjetërRruga e Arbrit/ Pas dhjetëra vitesh premtime realitet brenda vitit 2021