Ballina Bota

SHBA – Jep dorëheqjen asistentja personale e Trump

UASHINGTON, 30 gusht /ATSH-AFP/ – Madeleine Westerhout, asistentja personale e presidentit amerikan, Donald Trump dha dorëheqjen pasi kishte shpërndarë me gazetarët informacione në lidhje me familjen e presidentit amerikan, njoftoi sot media aemrikane.

Sipas së përditshmes amerikane ”New York Times” që citon burime të paidentifikuara, Trump mësoi se asistentja kishte përmendur familjen e tij dhe disa çështje që lidhen me Shtëpinë e Bardhë gjatë një bisede ”off record” me gazetarët në Nju Xhersi ku ai ishte me pushime së fundi.

Media të tjera si CNN dhe ”Politico” kanë njoftuar menjëherë nisjen e tij.

Sipas CNN, Westerhout nuk është shprehur shumë qartë gjatë bisedës me gazetarët dhe një prej reporterëve ka shpërndarë bisedën në Shtëpinë e Bardhë.

Westerhout, zyra e së cilës ndodhet përballë Zyrës Ovale, është përshkruar nga media amerikane si ”gardiane e portës” së Trump, asistente personale e të cilit që prej fillimit të presidencës.

”Trump dhe Westerhout kishin një marrëdhënie të ngushtë”, sipas CNN duke cituar një ish-zyrtar të administratës Trump që ka nënvizuar shpeshherë se të flasësh për familjen e presidentit përbën ”një linjë të kuqe” që nuk duhet të kalohet./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerat/ Restaurohet afresku mural në kishën e Shën Mërisë, daton në vitin 1292
Artikulli tjetërDurrësi, gati për sezonin e ri arsimor