Ballina Flash

Durrësi, gati për sezonin e ri arsimor

TIRANË, 30 Gusht /ATSH/ – Infrastruktura dhe cilësia e shërbimit ndaj fëmijëve do të kenë një vëmendje të veçantë gjatë sezonit të ri arsimor.

Këtë e ka theksuar kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako në një takim që ka zhvilluar me drejtuesit e arsimit parashkollor.

Sako ka siguruar se gjithçka do të jetë gati për një fillim sa më të mbarë të sezonit të ri arsimor.

“Takim me drejtuesit e arsimit parashkollor. Vëmendje e veçantë infrastrukturës dhe cilësisë së shërbimit ndaj fëmijëve. Gjithçka do të jetë gati për një fillim sa më të mbarë të sezonit të ri arsimor”, ka nënvizuar Sako.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Jep dorëheqjen asistentja personale e Trump
Artikulli tjetërBasha: Shqiptarët më të varfër, po paguajnë më shtrenjtë