Ballina Bota

MALTË – Samit i ministrave të Brendshëm të BE mbi migracionin

LA VALETA, 30 gusht /ATSH-ANSA/ – Një samit i planifikuar në Maltë do të zhvillohet më 19 shtator, në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje për një mekanizëm të përkohshëm për të menaxhuar uljen e numrit të migrantëve në Mesdheun Qendror.

”Në samitin do të jenë të pranishëm ministrat e Brendshëm të Gjermanisë, Francës, Italisë, Maltës dhe Finlandës”, bëjnë të ditur burimet diplomatike europiane.

Prej disa vitesh Bashkimi Europian ka bërë përpjekje për frenimin e fenomenit  nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm, por pa sukses.

Disa aksione të ndërmarra nga ish-ministri i Brendshëm italian Salvini, kanë sjellë reagime të shumta të shoqatave humanitare./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJAPONI – Ministria e Mbrojtjes kërkon një buxhet të ri rekord  
Artikulli tjetërSKOCI – Gjykata kundërshton mocionin për të bllokuar pezullimin e parlamentit britanik