SKOCI – Gjykata kundërshton mocionin për të bllokuar pezullimin e parlamentit britanik

EDIMBURG, 30 gusht /ATSH-DPA/ – Një gjykatë skoceze kundërshtoi një mocion për të bllokuar planin e kryeministrit Boris Johnson për të pezulluar parlamentin nga mesi i shtatorit deri në mes të tetorit.

Gjykatësi Doherty i Gjykatës së Edimburgut vendosi të mos lëshojë një masë provizore,  (ekuivalenti skocez i një urdhri), që do të parandalonte pezullimin e parlamentit, në pritje të seancës më 6 shtator.

Procedimi gjyqësor u ngrit në fillim të kësaj vere dhe u mbështet nga 75 ligjvënës britanikë.

Johnson tha të mërkurën se ”ndërprerja ishte e nevojshme që qeveria e tij të ishte në gjendje të nisë zyrtarisht axhendën e saj legjislative për vitin e ardhshëm”.

Oferta të ngjashme për të ndaluar pezullimin u paraqitën në Gjykatat e Larta në Belfast dhe Londër.

Ish-kryeministri konservator, John Major tha se ai do ta mbështeste këtë përpjekje./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.