Ballina Flash

Java e 3-të e Superligës, FSHF publikon kalendarin

TIRANË, 29 gusht/ATSH-A. Fortuzi/ Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar programin e javës së tretë të Superligës, ku padyshim, ndeshja që ka vëmendjen më të lartë është sfida e Shkodrës, mes “Vllaznisë” dhe “Tiranës”.

Sipas kalendarit, ditën e shtunë, do të dy ndeshje në të njëjtën orë, 19:00, ku përballë do të jenë “Vllaznia” – “Tirana” në “Loro Boriçi” dhe në “Niko Dovana”, “Teuta” do të presë “Luftëtarin”.

Ditën e dielë,  në orën 16:00 dhe do të jetë sfida mes “Kukësit” e “Laçit” dhe në orën 19:00 do të luhen dy ndeshjet e tjera ato mes “Partizanit”-“Flamurtarit” dhe “Skënderbeut” me “Bylisin”.

Programi për ditën e shtunë, 31 gusht 2019
Vllaznia-Tirana 19:00
Teuta-Luftëtari 19:00

Programi për ditën e dielë, 1 shtator
Kukësi-Laçi 16:00
Partizani-Flamurtari 19:00
Skënderbeu-Bylis 19:00

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Faza e parë e restaurimit në kishën e Shën Marisë në Niçe të Korçës
Artikulli tjetërKonsultimet për Fiskalizimin, hapësirë kohore biznesit për faturën elektronike