Ballina Bota

MEKSIKË – Zjarr në një bar, humbasin jetën 23 persona

VERAKRUZ, 28 gusht /ATSH-ANSA/- Të paktën 23 njerëz vdiqën dhe 13 të tjerë u plagosën rëndë mbrëmë për shkak të një zjarri që shpërtheu në një bar në qytetin portual Coatzacoalcos, në shtetin meksikan të Veracruz.

Prokori i vendit deklaroi se mund të ishte një sulm me zjarrvënie. Sipas raporteve nga NBC News, viktimat e konstatuara deri më tani janë tetë gra dhe 15 burra.   /os/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Përgatitje për vjeshtën, vijon pastrimi i shtratit të Lanës
Artikulli tjetërAxhenda 2030/ 17 objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm