Ballina Flash

Axhenda 2030/ 17 objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm

TIRANË, 28 gusht /ATSH/- Shqipëria dhe 192 shtete të tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara në shtator 2015, miratuan Axhendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Axhenda e vitit 2030 është një kornizë globale 15-vjeçare e përqendruar në 17 Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), 169 synime dhe mbi 230 tregues.

Në këtë kuadër qeveria shqiptare është e angazhuar në vijimin e planeve dhe projekteve  për t’i bërë realitet Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Axhenda e vitit 2030 synon një botë pa varfëri dhe uri, me arsim cilësor, mbulim shëndetësor universal, arritje të barazisë gjinore dhe fuqizim të grave dhe vajzave, dhe me një mjedis të qëndrueshëm.

Cilat janë Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm?

Objektivi 1: Eliminimi i varfërisë në të gjitha format kudo.

Objektivi 2: Eliminimi i urisë, arritja e sigurisë ushqimore dhe përmirësimit të ushqyerjes dhe nxitja e bujqësisë së qëndrueshme.

Objektivi 3: Sigurimi i jetës së shëndetshme dhe nxitja e mirëqenies për të gjithë njerëzit e çdo moshe.

Objektivi 4: Sigurimi i arsimit cilësor gjithëpërfshirës dhe të drejtë dhe nxitja e mundësive për mësim gjatë gjithë jetës për të gjithë.

Objektivi 5: Arritja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i të gjitha grave dhe vajzave.

Objektivi 6: Sigurimi i disponueshmërisë dhe menaxhimit të qëndrueshëm të ujësjellës-kanalizimeve për të gjithë.

Objektivi 7: Sigurimi i lidhjes me energji të përballueshme, të sigurt, të qëndrueshme dhe moderne për të gjithë.

Objektivi 8: Nxitja e rritjes ekonomike të vazhdueshme, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, punësim të plotë dhe produktiv dhe punë të denjë për të gjithë.

Objektivi 9: Ndërtimi i infrastrukturave rezistuese, nxitja e industrializimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm dhe nxitja e novacionit.

Objektivi 10: Zvogëlimi i pabarazisë brendapërbrenda vendeve dhe mes tyre.

Objektivi 11: Kthimi i qyteteve dhe vendbanimeve në gjithëpërfshirës, të parrezikshëm, rezistues dhe të qëndrueshëm.

Objektivi 12: Sigurimi i modeleve të qëndrueshme të konsumit dhe prodhimit.

Objektivi 13: Marrja e masave për të luftuar ndryshimin klimatik dhe efektin e tij.

Objektivi 14: Ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i oqeaneve, deteve dhe burimeve detare për zhvillimin e qëndrueshëm.

Objektivi 15: Mbrojtja, restaurimi dhe nxitja e përdorimit të qëndrueshëm të ekosistemeve tokësore, administrimi i qëndrueshëm i pyjeve, lufta kundër kthimit të hapësirave në shkretëtirë dhe ndalimi dhe kthimi pas i procesit të degradimit të tokës dhe ndalimi i humbjes së biodiversitetit.

Objektivi 16: Nxitja e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm, ofrimi i mundësisë për drejtësi për të gjithë dhe ngritja e institucioneve të efektshme, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha nivelet.

Objektivi 17: Fuqizimi i mjeteve të vënies në zbatim dhe rigjallërimi i partneritetit botëror për zhvillim të qëndrueshëm.

e.xh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMEKSIKË – Zjarr në një bar, humbasin jetën 23 persona
Artikulli tjetërRANGUN – Birmania merr pjesë në manovrat SHBA-Asean pavarësisht sanksioneve