SHANGAI, 26 gusht /ATSH-AFP/ – Juani regjistroi sot rënie duke arritur nivelin më të ulët që prej 11 vitesh përballë dollarit, në sfondin e luftës tregtare mes Kinës dhe SHBA-së.
Në orën 10:15 të Shangait (02:15 GMT), monedha kineze u shkëmbye me 7,1449 për një dollar, në rënie me 0,69% në raport me ditën e premte.
Bëhet fjalë për nivelin më të ulët që prej tremujorit të parë të 2008.
Këto rënie ndodhin ndërkohë që Kina njoftoi të premten në mbrëmje se do të njoftonte tarifat doganore për produktet amerikane.
Uashingtoni u kundërpërgjigj menjëherë duke njoftuar rritjet më të mëdha të tarifave doganore shtesë që pritet të hyjnë në fuqi në muajin shtator dhe më pas në dhjetor./
/ec/






















