Ballina Bota

Indonezi – Qytetarët paralajmërohen për rrezikun e thatësirës

XHAKARTË, 23 gusht /ATSH-AA/ – Në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë, qytetarëve iu është bërë thirrje që të përdorin ujin në mënyrë efikase për shkak të rrezikut të thatësirës.

Sipas lajmit të gazetës “Republika”, guvernatori i qytetit Anies Baswedan, pas paralajmërimit të meteorologjisë për thatësirë në Xhakartë, kërkoi nga banorët e qytetit që të përdorin me efikasitet burimet ujore.

Ai bëri thirrje që të kursehet uji, duke treguar se ka nevojë për menaxhim të drejtë të kullimit të ujit për të mundësuar ripërdorimin e ujërave të zeza.

Zyrtarët e Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë, Klimës dhe Gjeofizikës (BMKG) paralajmëruan se në provincat e Xhakartës dhe Bantenit pritja e reshjeve në 10 ditët e ardhshme është e ulët./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Johnson mbështet fort marrëveshjen bërthamore iraniane
Artikulli tjetërLozano firmos me “Napolin” për 5 vite