PARIS, 21 gusht /ATSH-ANSA/ – Mundësia e huazimit të Neymar zbehet për “Barcelonën.
Sipas gazetës “Le Parisien”, PSG-ja e konsideron si të papranueshme ofertën e paraqitur nga klubi katalanas për të rikthyer brazilianin në Spanjë.
Klubi parizian, në fakt, është i gatshëm të japë hua sulmuesin brazilian me të drejtën e blerjes, ndërsa Barcelona ka ofruar dy këste prej 20 milionë euro në dy sezone dhe më pas blerjen e futbollistit pas këstit të dytë. /G.S/























