Ballina Bota

BRUKSEL – BE-ja bën thirrje për dialog në Hong Kong

BRUKSEL, 17 gusht /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian i kërkoi palëve të ndryshme që të zhvillojnë një dialog të gjerë dhe gjithëpërfshirës për të qetësuar situatën në Hong Kong, në një deklaratë të shefes europiane të diplomacisë, Federica Mogherini të publikuar sot.

“Është thelbësore që të jepen prova përmbajtjeje, të kundërshtohet dhuna dhe të merren masa urgjente për të qetësuar situatën”, deklaroi Mogherini në këtë komunikatë.

Mijëra manifestues pro demokracisë dolën sërish sot në Hong Kong gjatë një fundjave test për popullaritetin e lëvizjes së tyre, ndërkohë që rritet frika mbi qëllimet e Pekinit. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAkuzat e Bashës, reagon Ndreu: Llafet në erë i sqarojmë në gjykatë
Artikulli tjetërLONDËR – Boris Johnson takohet me Macron dhe Merkel para G7-ës