Ballina Flash

Të rinjtë e “Youth in action” ndalen në Elbasan

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Të rinjtë e bashkive Elbasan, Belsh dhe Roskovec po zhvillojnë një tur lëvizës me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe rritjen e aktivizimit rinor në proceset vendimmarrëse.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja në ditën ndërkombëtare të rinisë priti të rinjtë e qyteteve të tjera. Sipas tij, fokusi tek të rinjtë është investimi më i mirë për Elbasanin e gjeneratës tjetër.

“Në ditën ndërkombëtare të rinisë, bashkinë Elbasan e vizituan miq të “Youth in Action”. Mbështetur nga BE, Bordet Rinore e Bashkive Belsh, Roskovec dhe Elbasan po zhvillojnë një tur lëvizës me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe rritjen e aktivizmit rinor në proceset vendimmarrëse. Fokusi tek të rinjtë është investimi më i mirë për Elbasanin e gjeneratës tjetër”, -thotë Llatja.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHONG KONG – Kaos në aeroport si pasojë e manifestimeve
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE mobilizohet për shuarjen e zjarreve në Greqi