Ballina Bota

STUDIM – Ekrani pavarësisht aktivitetit fizik rrit rrezikun e obezitetit tek fëmijët

HELSINKI, 9 gusht /ATSH-AA/ – Qëndrimi i tepërt para ekranit rrit rrezikun e obezitetit tek fëmijët, sipas një studimi të ekspertëve finlandez.

Sipas një artikulli të revistës” Scientific Reports”, studimi ka vënë në dukje se fëmijët që harxhojnë shumë kohë para ekranit, pa marrë parasysh sa aktivitete fizike janë duke bërë kanë mundësi të mëdha që të bëhen obezë.

Në kuadër të studimit në Finlandë janë krahasuar përqindjet për t’u bërë obezë tek mbi 10 000 fëmijëve të moshave nëntë deri 12 vjeç.

Në studim janë matur koha se sa qëndrojnë fëmijët para ekranit të televizionit dhe kompjuterit me veçoritë fizike si pesha, lartësia dhe perimetri i belit.

Gjetjet treguan se faktorët si mosha, gjinia, gjuha amtare, kohëzgjatja e gjumit dhe stërvitjet e bëra në kohë të lira nuk shkaktojnë ndryshime.

Ekspertët, prindërve u sugjeruan që të kufizojnë qëndrimin e fëmijëve të tyre para ekranit me nga 1 deri 2 orë./

/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia e Tiranës rehabiliton rrugët në Lundër dhe Fikas
Artikulli tjetër​Thaçi dekreton strukturën e re komanduese të FSK-së