Ballina Flash

Bashkia e Tiranës rehabiliton rrugët në Lundër dhe Fikas

TIRANË,9 gusht /ATSH – I. Vata/  Banorët e Lundrës dhe të fshatit Fikas  do të kenë një rrugë të rehabilituar, fal punës bashkisë ë Tiranës e cila bëri të mundur të rehabilitimin e rrugët në Lundër dhe Fikas.

Jo vetëm qendra por dhe periferia e kryeqytetit tashmë do të ketë rrugë me standarde evropiane dhe nëse të gjithë mezi presin verën për të nisur pushimet, për punonjësit e Bashkisë së Tiranës kjo periudhë është punë.

Bashkia e Tiranës ka nisur punën edhe në zonat periferike për mirëmbajtjen e rrugëve duke i shtruar ato me asfalt.

“Banorët e Lundrës dhe të fshatit Fikas në kryeqytet tashmë nuk do të vuajnë më nga rruga me gropa. Ekipet e punës po punojnë bashkë me mjetet e rënda që të përfundojnë në kohë me shtrimin e shtresës së re të asfaltit. Bashkia e Tiranës ka zgjeruar hartën e investimeve, duke shkuar edhe në zonat periferike, që iu shtuan administrimit të saj me ndarjen e re territoriale” shprehet bashkia.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCertifikohet gjenerata e parë e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Artikulli tjetërSTUDIM – Ekrani pavarësisht aktivitetit fizik rrit rrezikun e obezitetit tek fëmijët