LONDËR, 7 gusht /ATSH-AFP/ – Kompania ajrore ‘’British Airways’’ pati sot vonesa dhe anulime të shumta të fluturimeve në aeroportet londineze për shkak të një problemi informatik që preku sistemin e saj të regjistrimit që më fund është zgjidhur.
‘’Ne mundëm të zgjidhnim problemin në sistemin e përkohshëm informatik, shkaktarin i vonesave dhe anulimeve të fluturimeve tona mëngjesin e sotëm” thuhet në një komunikatë të kompanisë, por pa specifikuar numrin.
Sipas një përllogaritje, 100 fluturime u anuluan në aeroportet “Heathrow” dhe “Gatwick” ndërkohë që shtypi britanik njofton për më shumë se 200 vonesa për 18 000 persona të prekur.
“British Airways është përfshirë nga një problem teknik që ka prekur regjistrimin dhe nisjet nga aeroportet e Londrës”, theksoi një zëdhënës i aeroportit të Heathrow-t.//v.b/























