Ballina Bota

SHBA – Vdes Toni Morrison, fituesja e Nobelit në Letërsi

UASHINGTON, 6 gusht /ATSH-AFP/ – Dje në mbrëmje në moshën 88 vjeçe ndërroi jetë romancierja e madhe Toni Morrison, shkrimtarja e parë afrikano-amerikane fituese e çmimit Nobel në Letërsi.

Në një komunikatë të publikuar nga familjarë të saj thuhej se Toni Morrison vdiq paqësisht dje në mbrëmje e rrethuar nga familja dhe miqtë.

Në tekst sqarohet se shkrimtarja, gjithashtu fituese e çmimit Pulitzer, vdiq në një spital në Nju Jork pas një sëmundjeje të shkurtër, por pa dhënë më shumë detaje.

Ishte i ati, George Wofforde ai, i cili me leximin e tregimeve popullore me tema afrikano- amerikane, pa kuptuar e orientoi të bijën drejt botës së shkrimit.

Kjo figurë brilante në botën akademike shkroi 11 romane për një periudhë që përmblidhte gjashtë dekada, por edhe ese, libra për fëmijë, dy pjesë teatrale por edhe një libreto për opera. Ajo spikati gjithashtu edhe si kritike letrare dhe redaktore.//v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Londra kërkon forcimin e lidhjeve ekonomike me Kanadanë pas Brexit
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Roma gjobit turistët …nëse konsumojnë ushqime në shkallët e Trinita’ dei Monti