BM – Londra kërkon forcimin e lidhjeve ekonomike me Kanadanë pas Brexit

LONDËR, 6 gusht /ATSH-AFP/ – Britania e madhe dëshiron që marrëdhëniet tregtare me Kanadanë të kalojnë në një nivel më të lartë pas Brexit, njoftoi sot në Toronto ministri i ri britanik i Punëve të Jashtme, Dominic Raab gjatë vizitës së parë jashtë vendit.

”Ne dëshirojmë të hapim horizontet dhe të ngremë nivelin e ambicies sonë në botë’’, deklaroi Raab në konferencën e shtypit i shoqëruar nga homologia kandeze, Chrystia Freeland.

‘’Në këtë kontekst, ne duam ta çojmë miqësinë tonë me Kanadanë dhe popullin kanadez në një nivel më të lartë, kryesisht në fushat e tregtisë, bashkëpunimit në aspektin e sigurisë ose në luftën kundër ndryshimit klimatik’’, theksoi ai.//v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.