Ballina Flash

Vlorë/Formalizim të gjithë abonentëve të Ujësjellësit

TIRANË, 31 korrik/ATSH/- Drejtori i Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime në Vlorë, Dorian Xhelili, kërkoi sot angazhim gjithnjë e në rritje për realizimin e reformës së ujit dhe formalizimin e të gjithë klientëve tanë.

Në analizën për 6 mujorin e parë të vitit 2019, Xhelili, mbajti raportin e punës së bërë gjatë kësaj periudhe.

E ndërsa vlerësoi realizimet, Xhelili e vuri theksin tek ecuria e mëtejshme e reformës së ujit, veçanërisht te biznesi, por pa lënë pas as familjarët, si dhe pajisjen me kontatorët matës.

Kreu i ujësjellësit kërkoi angazhim maksimal edhe në drejtim të eleminimit në kohë të avarive, si dhe zgjidhjes së ankesave të qytetarëve.

Në analizë morën pjesë edhe përgjegjësit e Ujësjellësit në Njësitë Administrative. Drejtuesit e Drejtorive në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime, folën mbi realizimin e treguesve ekonimiko-financiarë, si dhe për çështjet që i përkasin Degës Teknike.

Në fund të analizës, u përcaktuan detyrat për 6 mujorin e dytë të këtij viti./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIcardi përfundon te “Roma” në këmbim të Dzekos
Artikulli tjetërPaolo Dyabla kërkon 10 milionë euro rrogë nga “Manchester United”