Icardi përfundon te “Roma” në këmbim të Dzekos

TIRANË, 31 korrik/ATSH/- Mauro Icardi është në shtije dhe kjo tashmë dihet prej kohësh. Destinacioni i tij i ardhshëm është ende një rebus, pasi vet lojtari ka shprehur vullnetin e plotë për të qëndruar te zikaltërit, por trajneri Antonio Conte nuk ka asnjë plan për të ri-integruar në skuadër sulmuesin argjentinas.

26 vjeçari është kërkuar nga disa skuadra, mbi të gjitha “Juventus” dhe “Napoli”, por duke parë faktin se “Inter” kërkon ta shes futbollistin, asnjë prej klubeve nuk ka bërë një ofertë konkrete duke pritur fundin e merkatos për ta transferuar bomberin me një çmim të favorshëm. Një problemë tjetër mbetet dhe rroga. Futbollisti aktualisht përfiton gati 6- million euro dhe sipas menaxheres së tij, Wanda Nara-s, në rast transferimi nuk do pranojë një rrog më të ulët se 8 apo 9 milionë euro dhe jo të gjitha skuadrat kanë luksin për të paguar kaq shumë.

Kështu, që “Inter” duke parë se objektivi kryesorë për Lukaku, po zbehet, pasi “Juventus” është në tratativë të avancuar për sulmuesin belg të “Manchester United”, ka devijuar shënjestrën te Edin Dzeko. Sulmuesi i “Romës” kushton rreth 15-20 milionë euro. Shifër që “Inter” kërkon të mos e paguaj duke future në tratativë Icardin. Sot futbollisti ka një çmim të zhvlerësuar në treg, duke qenë se tashmë dihet që nuk është më në planet e “Interit” dhe vlera e tij nga 60-70 milionë euro ka zbritur në 30-40 milionë euro dhe kjo do të thotë se “Roma” veç marrjes së Icardid do të paguaj te zikaltërit një shifër diku te 20-25 milionë euro. Ajo që mbetet problemë është dëshira e futbollistit, pasi argjentinasi kërkon një skuadër me të cilën mund të ngre trofe dhe dëshira e tij në këtë rast do të ishte “Juventus” me të cilën ka gjetur dhe një dakordësi për rrogën, 9 milionë euro në sezon. Problemi në këtë skenar mbetet marrëdhënia e vështirë mes “Interit” dhe “Juventusit” dhe gjithashtu fakti se bardhezinjtë tashmë janë duke përforcuar sulmin me Lukakun dhe momentalisht sulmi i “Zonjës së Vjetër” do të përbëhej nga tre bombera, Manzukiç, Higuain dhe Lukaku, duke bërë kështu që reparti i avancuar të jetë i mbipopulluar dhe shanset që Icardi të transferohet në Torino të lidhen me një transferim të mundshëm të dyshes Mandzukiç e Higuain në një skuadër të tjetër.

Merakto është ende e gjatë dhe surprizat mund të jenë të mëdha deri në fillim të shtatorit, teksa duhet të marrin zgjidhje sa më shpejt tratativat me skuadrat britanike, pasi Premier Ligë mbyl merkaton brenda datës 8 gusht.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.