Ballina Bota

VARSHAVË – Maas: Dëmshpërblimet e LIIB-së për Poloninë janë një çështje e mbyllur

VARSHAVË – Gjermania ndjehet moralisht përgjegjëse për Luftën e Dytë Botërore, por çështja e dëmshpërblimeve për Poloninë ka përfunduar, deklaroi sot në Varshavë ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas.

“Kjo çështje është e mbyllur për Gjermaninë”, tha Maas në një konferencë për shtyp të përbashkët me homologun e tij polak, Jacek Czaputowicz, duke ripërsëritur pozicionin e qeverisë gjermane.

“Njëkohësisht, Gjermania mban përgjegjësinë morale për luftën dhe askush nuk duhet të harrojë vuajtjet që kaloi Polonia”, theksoi Maas. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRAN – Zarif: Teherani i gatshëm për bisedime me Riadin
Artikulli tjetërGjylameti: Tirana nis mandatin e dytë transformues drejt modernizimit nga dita në ditë