Gjylameti: Tirana nis mandatin e dytë transformues drejt modernizimit nga dita në ditë

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ – “Tirana nis mandatin e dytë e transformues drejt modernizimit nga dita në ditë”, shprehet deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti për mandatin e dytë të kryebashkiakut Erion Veliaj për Tiranën.

“Pas një bilanci premtimesh të mbajtura falë mbështetjes së qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama dhe punës së kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe ekipit, kapitulli i dytë do të rrisë edhe më shumë standardin e kryeqytetit. Urime Erionit dhe ekipit të Këshillit Bashkiak”, tha Gjylameti.

Erion Veliaj u betua dje për një mandat të dytë si kryetar i bashkisë së Tiranës për të vijuar punën për transformimin e Tiranës në qytet modern europian dhe bashkëkohor.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.