IRAN – Zarif: Teherani i gatshëm për bisedime me Riadin

TEHERAN, 31 korrik /ATSH-AA/ – Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Javad Zarif, ka deklaruar se Teherani është i gatshëm të fillojë dialog me Arabinë Saudite nëse kjo e fundit është e gatshme për bisedime.

Sipas agjencisë zyrtare iraniane e lajmeve IRNA, Zarif tha se “Nëse Arabia Saudite është e gatshme për bisedime, Irani është gjithmonë gati për bisedime me fqinjët”.

Kryediplomati iranian tha se “Teherani është i interesuar për bashkëpunim me fqinjët”.

Vizita e delegacionit të Emirateve të Bashkuar Arabe erdhi pavarësisht tensioneve të fundit midis Teheranit dhe Abu Dhabit për incidentet e naftës në rajonin e Gjirit.

Në fund të takimit të së martës, të dyja palët në një konferencë të përbashkët për media theksuan domosdoshmërinë e ruajtjes së sigurisë në ujërat e Gjirit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.