Ballina Ekonomi

Durrës, vijon rritja e ndjeshme e përpunimit të mallrave

TIRANË, 29 korrik/ATSH/- Në portin e Durrësit vijon rritja e ndjeshme e mallrave të përpunuar në kalatat portuale.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “anija “Milos”, me flamur të Liberisë ka shkarkuar dje në terminalin e mallrave gjenerale 283 tonë ngarkesë speciale. Anija me gjatësi 189,90 m dhe 32,26 m e gjerë ka mbërritur në portin e Durrësit më 15 korrik”.

Sipas APD, këtë fillim jave në portin e Durrësit janë në proces përpunimi “Agios Rafail”, “Apache” dhe “MSC Namibia II.

Në radën portuale dhe në pritje gjatë këtyre ditëve janë edhe 6 anije të tjera, kryesisht me kontejnerë, çimento, skrap, gurë dhe sojë.

Gjatë 6-mujorit në katër terminalet e portit të Durrësit janë përpunuar rreth 193 mijë tonë mallra më shumë se sa në periudhën janar-qershor të vitit 2018. Pjesa më e madhe e mallrave janë përpunuar nga anijet tregtare, 1.559.017 tonë mallra gjithsej, ndërsa pjesa tjetër afro 460 mijë tonë import-eksporte janë përpunuar nga tragetet që hyjnë e dalin në portin më të madh të vendit tonë./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonstituohet bashkia e Maliqit, Topçiu bën betimin për një tjetër mandat
Artikulli tjetërDenaj apel bizneseve të regjistrohen dhe të hapin llogari bankare