Konstituohet bashkia e Maliqit, Topçiu bën betimin për një tjetër mandat

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu u betua sot para Këshillit të ri Bashkiak, duke marrë zyrtarisht detyrën për një mandat tjetër.

Në zgjedhjet e 30 qershorit, Topçiu mori mandatin e gjashtë në krye të kësaj bashkie.

Pas numërimit të 81 kutive të votimit, Topçiu fitoi 13,656 vota, duke u konfirmuar në detyrë.

Gëzim Topçiu u zgjodh për herë në parë në krye të Bashkisë së Maliqit në vitin 2000, ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare fitoi me 52.85% të votave.

Në këto zgjedhje, ai ishte i vetëm në garë./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.