Ballina Bota

BM – Johnson: I zgjas dorën BE-së për Brexit

LONDËR, 29 korrik /ATSH-ANSA/ – Boris Johnson është gati t’i shtrijë dorën BE-së për të bërë mijëra përpjekje shtesë për arritjen e një marrëveshje të re mbi Brexit.

Por thekson se “marrëveshja e arritur nga Brukseli me Theresa May ka vdekur dhe se kufizimi i barrierës mbi kufirin irlandez nuk është e mirë dhe duhet të zhduket”.

“Me këto kushte, janë të gjitha shanset për të arritur një marrëveshje”, shtoi kryeministri i sapo zgjedhur për BBC-në, për vizitë në Skoci.

Nga ana tjetër Johnson shprehet se “nuk sheh asnjë arsye për organizimin e një referendumi të dytë për skocezët”. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Qeveria e re rrit luftën kundër duhanit
Artikulli tjetërFUTBOLL – Marco Reus, futbollisti i vitit në Gjermani