Ballina Bota

GREQI – Qeveria e re rrit luftën kundër duhanit

ATHINË, 29 korrik /ATSH-AFP/ – Ministri grek i Shëndetësisë kërkoi sot një aplikim strikt të ligjit kundër duhanit, pak të respektuar në vendin që është konsumatori i parë në Bashkimin Europian, si dhe për intensifikimin e kontrolleve, një premtim elektoral i qeverisë së re.

Qeveritë e mëparshme nuk kanë arritur kurrë që të aplikojnë ligjin kundër duhanit që daton që prej viti 2010 në Greqi, me 35% të popullsisë si duhanpirës të rregullt me konsumin më të lartë të duhanit në BE, sipas raportit të Eurobarometrit të vitit 2017.

Kryeministri i ri konservator, Kyriakos Mitsotakis, fitues i legjislativeve të 7 korrikut, kishte ngritur ligjin kundër duhanit në prioritetet e fushatës së tij, duke e cilësuar si një “sfidë personale”.

Ligji parashikon një gjobë nga 50 deri në 500 euro për duhanpirësit e kapur në flagrancë të shkeljes në një vend publik apo në hapësirat e mbyllura të një bari apo restoranti. Pronarët e bizneseve në shkelje rrezikojnë nga 500 në 1000 euro gjobë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Fauna e egër, gjallëron çdo ditë e më shumë Parkun Shebenik-Jabllanicë
Artikulli tjetërBM – Johnson: I zgjas dorën BE-së për Brexit