Ballina Flash

Ish-studentët e programit YES, ndajnë përvojën e shkëmbimit akademik në Amerikë

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Zv.shefja e Marrëdhënieve me Publikun pranë ambasadës amerikane në Tiranë, Lucija Straley u takua me ish studentët e programit YES 2018 – 2019, të cilët u kthyen së fundmi nga viti i tyre akademik në Shtetet e Bashkuara.

Studentët ndanë përvojën e tyre të shkëmbimit në mbarë Shtetet e Bashkuara, nga Wisconsin e Texas në Massachusetts. Ata diskutuan se si mund të zbatonin mësimet e marra në Amerikë në klasat dhe komunitetet e tyre në Shqipëri.

“Zv. Shefja e Marrëdhënieve me Publikun Lucija Straley u takua me ish-studentët e programit YES 2108-2019, të cilët u kthyen së fundmi nga viti i tyre akademik në Shtetet e Bashkuara. Studentët ndanë përvojën e tyre të shkëmbimit në mbarë Shtetet e Bashkuara, nga Wisconsin e Texas në Massachusetts. Ata diskutuan se si mund të zbatonin mësimet e marra në Amerikë në klasat dhe komunitetet e tyre në Shqipëri”, – thotë Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Programi i shkëmbimit të të rinjve dhe i studimit Kennedy-Lugar (YES) u themelua nga Kongresi Amerikan në tetor të vitit 2002, në përgjigje të ngjarjeve të 11 Shtatorit 2001.

Programi financohet plotësisht nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe administrohet nga Zyra e Çështjeve të Arsimit dhe të Kulturës (ECA) e Departamentit Amerikan të Shtetit. Ky program u siguron nxënësve të shkollave të mesme të përzgjedhur përmes konkursit një bursë që të jetojnë për një vit shkollor në SHBA me një familje mikpritëse vullnetare, dhe të studiojnë në një shkollë të mesme në SHBA, për të nxitur të kuptuarit mes njerëzve në Shtetet e Bashkuara dhe popujve të tjerë në botë. /z.tosku/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThaçi kujton Enver Zymberin: Rënia e tij rrënoi ambiciet e Serbisë
Artikulli tjetërGJERMANI – Berlini i bashkohet koalicionit britanik në Gji