Ballina Bota

BRUKSEL – Greqia renditet e para për investime të marra nga Plani Juncker

BRUKSEL, 25 korrik /ATSH-ANA/ – Greqia kryeson listën e 28 vendeve të BE-së për financim të investimeve duke kaluar vlerën total të 76,9 miliardë eurove nga Plani Juncker, njoftoi sot Komisioni Europian.

Fondet lidhen me projekte të miratuara nga Banka Europiane për Investim.

Greqia renditet e para për nga sasia e investimeve që do të jepen nga Fondi Europian për Investime Strategjike në raport me PBB-në, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni.

Sipas këtij plani do të jepen 424 miliardë euro investime në gjithë BE-në, nga të cilat do të përfitojnë rreth 967 000 sipërmarrje.

Greqia ndiqet nga Estonia, Portugalia, Bullgaria dhe Polonia. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia e Shtetit: 99 të proceduar në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërSHBA – Senati konfirmon emërimin e shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm