RUSI – Opozitari Navalny arrestohet sërish

MOSKË, 24 korrik /ATSH-AFP/ – Kundërshtari i Kremlinit, blogeri i njohur opozitar, Aleksei Navalni njoftoi se është arrestuar në Moskë, në valën e kontestimeve të nxitura nga përjashtimi i kandidatëve të opozitës nga zgjedhjet lokale.

Në një video të postuar në profilin e tij në Instagram, aktivisti antikorrupsion konfirmoi se është arrestuar poshtë shtëpisë së tij, ndërsa ai po dilte të bënte vrapin e mëngjesit dhe  më pas është shoqëruar në një komisariat.

‘’Njerëzit kanë të drejtë kur thonë se sporti nuk është gjithmonë i mirë për shëndetin’’, ironizoi Navalny.

Zëdhënësja e tij, Kira Iarmych, konfirmoi arrestimin e tij në profilin e saj në Twitter.//v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.