UELLINGTON, 23 korrik /ATSH-DPA/ – Punëtorët e shkatërrimit të një ndërtese në Zelandën e Re u ballafaquan me një pamje të çuditshme kur zbuluan mijëra dhëmbë njerëzish.
”Punëtorët pranë skajit jugor të Zelandës së Re, zbuluan më shumë se 1 000 dhëmbë”, sipas një faqeje lokale interneti.
“Dhëmbët dolën të jenë të lidhura nga puna e një dentisti, i cili ka punuar në ketë vend në vitet ’50-’60”, theksoi një arkeolog.
”Ishte një zbulim shumë i pazakontë. Nuk kam parë kurrë më parë, kaq shumë dhëmbë, megjithatë nuk është e qartë se pse dentisti i ka varrosur dhëmbët e tij pas ndërtesës”, tha ai.
“Unë kisha menduar se nëse do të ishit dentist në vitet ’50 dhe ’60 do t’i kishit hedhur dhëmbët në kazanët e plehrave”, shtoi Schmidt./ /os/ a.jor.























