Ballina Flash

“Mjekë për Shqipërinë” rrëfejnë eksperiencën e punësimit

TIRANË, 23 korrik/ATSH/-Pas përfundimit të dy fazave të konkurrimit, 36 mjekë të rinj janë punësuar në qendra shëndetësore dhe spitalet publike në vend nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë”.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë apel për pjesëmarrje në konkurs për sistemin shëndetësor publik, pasi në Shtator hapet konkursi i radhës.

Kjo është eksperienca e mjekëve të punësuar rishtazi nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë”.

“Quhem Mirela Cojo, jam mjeke reumatologe. Kam vite që kam mbaruar fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Nuk besoj në fakt se do të funksiononte portali por e provova vetë që transparenca ishte maksimale”, -thotë një tjetër mjeke e punësuar.

“Për mua transparenca ka qenë maksimale që nga fillimi deri në fund të procesit. Ndjej veçse një falenderim dhe mirënjohje maksimale për të gjithë”.

“Jam shumë e lumtur që pas shumë viteve punë, lodhje, përkushtim për t’u bërë një mjeke specialiste sa më e mirë, arrita që të dal fituese”, -thotë një mjeke tjetër e punësuar.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHistoria e Haxhi Çaushit, dhuroi 1400 m2 tokë për komunitetin
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Mijëra… dhëmbë zbulohen pas prishjes së një ndërtese!