Ballina Ekonomi

Fluturimet, 13% më shumë pasagjerë në maj se vitin e kaluar

TIRANË, 5 korrik/ATSH/ – Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar gjatë muajit maj këtij viti nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë ka shënuar rritje prej 13% në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Aviacionit Civil, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, shifrat tregojnë një numër prej 250.694 pasagjerësh, të cilët kanë udhëtuar gjatë muajit maj për nga TIA.

AAC bën të ditur se kompanitë që fluturojnë drejt Italisë zotërojnë përqindjen më të madhe në tregun e transportit ajror për muajin Maj 2019, me një numër pasagjerësh prej 129.067 dhe 51% të totalit, ndjekur nga Turqia me 8% dhe Austria me 7%.

“Nëse do të bënim krahasimin e tre viteve të fundit, trafiku ajror dhe fluksi i pasagjerëve këtë vit, gjatë Majit të 2019 ka një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar”, thekson AAC./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSfilata e Fendit në Romë, në nder të Karl Lagerfeld
Artikulli tjetërThirrja e dytë e IPARD II/ 151 aplikime me vlerë financiare 7.4 milionë euro