Ballina Aktualitet

Basha: Asnjë hap pas në betejën tonë për demokracinë

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi të mërkurën se jemi të vendosur për të vazhduar pa asnjë hap pas, betejën tonë për çmontimin e diktaturës, për demokracinë, për Kushtetutën.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes me Kolegjin e Kryetarëve duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve nëse ka një vendim në lidhje me lënien e zyrave nga kryebashkiakët, Basha theksoi se “dua të falënderoj nga zemra edhe njëherë mbi 85% të shqiptarëve që refuzuan diktaturën më 30 qershor”.

Në lidhje me pyetjen nëse u vendos një datë për protestë, Basha tha se është vendosur thirrja e një proteste kombëtare për ditën e hënë.

“Një protestë për të qëndruar të bashkuar me mirënjohje të thellë, me besim tek vetvetja dhe tek njëri-tjetri dhe për të vazhduar të vendosur, pa asnjë hap pas betejën tonë për çmontimin e diktaturës, për demokracinë, për Kushtetutën, për lirinë, fëmijët, familjet tuaja dhe të ardhmen e Shqipërisë europiane”, tha Basha./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasa për sigurimin e pjesëmarrjes së pakicave kombëtare në jetën kulturore e social-ekonomike
Artikulli tjetërPërcaktohen masat ligjore për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme në internet