TIRANË, 1 korrik/ATSH/- SHBA dhe Bashkimi Europian pranuan se në Shqipëri më 30 qershor u zhvilluan zgjedhje të qeta, demokratike dhe kërkojnë që autoritetet e reja lokale të ushtrojnë kompetencat e tyre të plota.
Kështu u shpreh gjatë emisionit “Opinion”, ministri në detyrë për Europën, Gent Cakaj, duke theksuar se zgjedhjet e 30 qershorit kanë vlerë të trefishtë dhe mbi të gjitha SHBA dhe BE kanë mbështetur procesin e konstituimit të autoriteteve të reja lokale.
“Nëse në Shqipëri ka pasur zgjedhje apo votime, referuar OSBE, përgjigja është se ka pasur zgjedhje. Që në titullin e raportit, ku thotë zgjedhjet vendore 2019. Dhe në kapitullin e fundit saktëson të njëjtën gjë. Për pozicioni i Këshillit të Europës përgjigja është dhënë qartë, zgjedhjet duhet të mbahen 30 qershor dhe OSBE do vëzhgonte zgjedhjet edhe në emër të Këshillit të Europës”, tha Cakaj.
“Zgjedhjet e 30 qershoirt kanë qenë të qeta dhe të rregullta, thanë autoritetet ndërkombëtare. Çështja e gjykatës e Gjykatës Kushtetuese është në situatë tjetër. Reagimi i SHBA është se zgjedhjet njihen, ashtu dhe BE thotë se autoritet e reja lokale duhet të nisin punën… Po flasim për BE dhe SHBA, nuk mund të mendojmë se ne influencojmë të vendimmarrja e tyre”, tha Cakaj.
“30 qershori është ditë që vlerësohet ndërkombëtarisht dhe që nuk duhet të cenohet nga interesa të ngushta politik. Sipas të gjitha parametrave të nevojshëm demokratik, pluralizmi politik parashikon garantimin e kushteve për një proces zgjedhor demokratik. Zgjedhjet në Shqipëri janë mbajtur me 39 subjekte, dhe janë bojkotuar nga subjektet opozitare. Futja e Gjykatës Kushtetuese është pandehma më e mirë e mundshme. Nëse gjykata kushtetuese vendos ndryshe, ne do të respektojmë vendimin e saj”, theksoi Cakaj.
“Nëse e kuptoni drejt deklaratën e SHBA dhe BE, autoritetet e reja lokale duhet të marrin detyra dhe të ushtrojnë kompetencat e tyre, nëse gjykata kushtetues merr vendim ndryshe atëherë veprohet në bazë të vendimit dhe procedohet sipas saj. Ta keni parasysh, tha Cakaj, deklarata e SHBA nuk po i referohet qeverisë, por i drejtohet opozitës. Vendimin e Presidentit nuk e kanë njohur as partitë opozitare”, përfundoi ministri Cakaj. /j.p/























